Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka zbuluar se ishte i “lumtur” me largimin e Romelu Lukakut nga Manchester United për transferim te Interi.
Pavarësisht vetëm dy viteve të shpenzuara në kontratën e tij pesë vjeçare, Lukaku ishte lejuar të kaloj në San Siro në fillim të kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari kishte shënuar 42 gola gjatë kohës së tij në Old Trafford, por trajneri i skuadrës së tij kombëtare beson se bartësi i fanellës me numër nëntë ishte “i mërzitur” te gjiganti në Premirë Ligë.
Martinez citohet të ketë thënë për The Mirror: “Romelu kishte nevojë për një sfidë të re. Nganjëherë ju mërziteni në një klub”
“Puna me Coten do ta kënaq atë dhe projekti me Interi, i cili është duke ndjekur titullin, është interesant. E pash Lukakun duke qeshur sërish dhe kjo më bërë të lumtur”
Lukaku ka shënuar mbrëmjen e së hënës në ndeshjen e tij debutuese të fituar 4 me 0 ndaj Lecces./arbresh.info/
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE