Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka njoftuar se të premtën do të mbahet një seancë parlamentare për çmimin e lartë të naftës, e ftuar nga LDK.
“Me ftesën e Lidhja Demokratike e Kosovës të premten do mbahet seancë parlamentare për çmimet e naftës. Kushdo që ka ankesa për naftën ose kërkesa, mund të dergoj mesazh ose email [email protected] Për informim do të diskutohet çfarë po bên Qeveria (kjo kalon se nuk bën gjē) por do diskutohet si përfiton nga kjo gjendje, nga ne qytetarët edhe çfare do bënte një Qeveri njimend e Kosovës. Do thuani pse këta çfarë janë, VV?! Këta janë administratorë kolonial, na administrojnë si të ishte Kosova koloni e huaj, komb i huaj, e jo vend i tyre”, shkroi ajo.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar lidhur me këtë seancë./Arbresh.info
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...