Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, pranon se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, mund të jetë shumë i mirë në skuadrën e tij.
Barcelona prej kohësh është vënë pas sulmuesit të Interit, i cili këtë sezon ka kaluar formë të jashtëzakonshme, ku së bashku me Romelu Lukakun kanë formuar dyshen më të frikshme në Serie A.
“Në lidhje me këtë lojtar, ai mund të jetë shumë i mirë në këtë ekip, si dhe të tjerët që mund të jenë në nivelin e tij”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës, përcjell lajmi.net.
Setien gjithashtu ka folur edhe për Neymar, duke thënë se do të dëshironte të stërviste brazilianin.
Kjo verë, do të jetë shumë interesante për Barcelonën në tregun e transferimit, ku do të shihet se cilët lojtarë do të afrojë, për të zëvendësuar Luis Suarezin.
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein