Futbolli kosovar është në zi, pasi ka humbur një nga shpresat e mëdha.
Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një futbollist në sfidën e juniorëve mes A&N dhe Trepçës ’89, e futbollisti që ndërroi jetë është Erion Kajtazi.
16-vjeçari ka qenë njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin kosovar, derisa vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Kajtazi ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U17, derisa ndërroi jetë në fushën e lojës pas një ataki kardiak, shkruan telegrafi.
“Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi”.
“Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”.
“Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
I ndjeri muaj më parë ishte në prova te gjiganti belg Anderlecht dhe ai shihej si shpresa e madhe e futbollit kosovar.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...