Liverpooli ka shënuar sonte humbjen e tyre të parë në fazën e grupeve në Europe League.
“The Reds” u mposhtën nga Toulouse me rezultat 3-2, shkruan Arbresh.info.
Jurgen Klopp kishte vendosur t’i pushojë shumicën e lojtarëve kyç të skuadrës, mirëpo kjo siç duket nuk ishte një ide e mirë për skuadrën angleze.
Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 36-të ku autor ishte Donnum.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultat 1-0.
Ndërsa në pjesën e dytë, Klopp vendosi të bëjë disa ndryshime duke futur në lojë Salah, Arnold dhe Szboszlai.
Por, Toulouse vazhduan me lojë të mirë dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 58-të, kur Dallinga realizoi.
Në minutën e 74-të erdhi një autogol nga Zasseres, ndërsa pas dy minutave, Toulous shënoi përsëri duke e bërë rezultat 3-1.
Kurse në minutën e 89-të, Liverpooli gjeti goli ne dytë të tyre, ku autor ishte Jotas.
Në minutat shtesë së pjesës së parë, u shënua edhe një gol nga skuadra angleze, mirëpo ajo u anulua nga sistemi VAR.
Megjithatë, Liverpool mbetet liderë të grupit E me 9 pikë, Toulouse gjendet në pozitën e dytë me 7 pikë, Royale Union në pozitën e tretë me 4 pikë dhe LASK në pozitën e fundit me 3 pikë. /Arbresh.info./
Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohe...
Kompletohen skuadrat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ...
Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin dhe grupin e PS, prit...
Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin
Drita kërkon historinë sonte në Slloveni ndaj Celjes
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kapet në flagrancë duke...