Tottenham ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 0-1 në udhëtim tek Frankfurti në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Solanke nga penalltia dy minuta para fundit të pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Me rezultat të përgjithshëm 2-1, Tottenhami siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, aty ku pret fituesin e ndeshjes Lazio – Bodo/Glimt e cila është në vazhdime.
Tjetër skuadër që siguroi gjysmëfinalen është Bilbao, e cila mposhti Rangersin me rezultat 2-0.
Ndeshja e parë në Skoci u mbyll 0-0. Bilbao në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e Manchester United – Lyon, e cila sfidë është në vazhdime./Arbresh.info
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar