Francesco Totti ka publikuar librin e tij autobiografik.
Në librin e tij ‘Un Capitano’, legjenda e Romës ka rrëfyer shumë sekrete të karrierës së tij të gjatë dhe të bujshme.
Një moment interesant i karrierës së tij, është edhe përballja e tij me Pavel Nedved, në ndeshjen mes Kombëtares së Italisë dhe Kombëtares së Çekisë.
“Nedved ishte një qaraman. Pak ta prekje fluturonte 10 metra. Të bënte ta godisje me grushte”, zbulon Totti.
“Por ai ishte shumë i mirë. Në atë ndeshje ishte akoma më mirë se zakonisht dhe Buffon duhet të bënte tre-katër pritje të nivelit të lartë për ta ndalur”.
Në këtë libër, Totti ka folur edhe për raportet e tij me Luciano Spallettin te Roma, duke thënë se trajneri italian e ka poshtëruar dhe larguar nga shtëpia e tij, nga Trigoria.

Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...