Totti vë bast se Tonali do të shkëlqejë dhe shndërrohet në një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë
Francesco Totti, i cili konfirmoi se tentoi ta transferojë Nicolò Barellan para se të shkojë te Interi, ka këshilluar Romën që të shkojë menjëherë pas mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali.
“Do të bëja gjithçka për ta transferuar Tonalin. Për mendimin tim, ai do të bëhet një ndër mesfushorët më të mirë në botë”, u shpreh Totti.
“Ai ka gjithçka që një lojtar i shkëlqyer duhet të ketë – teknik, mentalitet të mirë dhe është gjithmonë i zgjuar në çdo lloj situata”.
Brescia po kërkon 50 milionë euro për Tonalin, për të cilin interesohen Inter, Juventus, Milan, Roma, Napoli, Chelsea, Arsenal dhe PSG. /Gazeta Express/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës