Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho po dëshiron të transferojë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Senegalezi konsiderohet një ndër mbrojtësit më të mirë në botë fal përformancëve të mrekullueshme në fanellën e “Napolitanëve”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas EL Desmarque, tekniku portugez po dëshiron ta transferojë lojtarin, vlera e të cilit prek shifrën prej 100 milionë euro.

Disa raportime besojnë që Mourinho gjithashtu dëshironte ta transferonte gjatë kohës kur ishte në Manchester United.
Napoli këtë sezon nuk është në formë të mirë, derisa Koulibaly ka qenë ‘zemra’ e mbrojtjes.
Koulibaly ka bërë 230 paraqitje për Napolin duke shënuar 10 gola dhe kontribuar me pesë asistime./arbresh.info.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë