Tottenham Hotspur beson se ata mund t’i shmangen interesimit të madh nga klubet e tjera gjatë verës për superyllin Dele Alli.
Mediat angleze raportojnë se “Spursët” dëshirojnë për të mbajtur 20-vjeçarin në skuadër përtej sezonit aktual, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti spanjoll, Reali Madridi dhe rivali në Premierë Ligë, Manchester City, kanë shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për të siguruar shërbimet e ish yllit të MK Dons. Por, zyrtarët e Tottenham Hotspurit besojnë se asnjëri nga dy klubet e lartpërmendura nuk do të bëjë ofertë serioze kur të hapet merkato e transferime.
Madje, ata janë të sigurt që reprezentuesi anglez do të jetë të paktën në klub edhe për një sezon./arbresh.info
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...