Ish ylli i Chelsea-s, Jesper Gronkjaer shpreson që mesfushori Donny van de Beek t’i bashkohet klubit të vjetër ose rivalit, Tottenham.
Holandezi është i lidhur me kalimin te Real Madrid ose Manchester United, por ende asgjë nuk është zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Kurse, Gronkjaer e ka këshilluar t’i bashkohet Tottenham ose Chelsea shkaku i stilit të lojës.

“Nuk do befasohesha nëse luan për Real Madrid ose Barcelona, por do zgjidhja një klub më të vogël”.
“Shkaku i stilit të lojës, Tottenham ose Chelsea do i përshtaten më mirë. Këto janë ende klube të mëdha”.
“Ai është si Frank Lampard. Lojtar i fortë, mund të gjuaj mirë dhe teknika e tij nuk është si lojtarët e tjerë të Ajax-it”, tha ai.
Kartoni i Van de Beek vlen 75 milionë euro./arbresh.info.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...