Edhe pse Totttenhami dhe Manchester City do të luajnë kundër njëri-tjetrit tri herë brenda 11 ditëve të ardhshme, sonte (e martë) ata përballen për herë të parë në kuadër të një kompeticioni evropian.
Tottenhami dhe Manchester City kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen e parë mes tyre në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët e hapën stadiumin e tyre “Tottenham Hotspur Stadium” me një fitore të lehtë 2 me 0 kundër Crystal Palaces, por rivali i sotëm në shtëpinë e tyre të re është i një niveli tjetër.
Kjo do të jetë ndeshja e tyre e dytë ndonjëherë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ata luajnë ndaj një rivali që i ka mposhtur ata që tri herë radhazi.
Ndeshja mes dy gjigantëve në Premierë Ligë fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...