Sipas raporteve në Spanjë, Fernando Torres do të largohet nga Atletico Madridi në janar për shkak të mungesës së tij në fushë dhe formës aktuale.
Bazuar në ‘El Larguero’, 33-vjeçari ka vendosur të largohet nga ‘Los Rojiblancos’ gjashtë muaj para se kontrata e tij të skadojë, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi nuk ka shënuar në tetë paraqitjet e tij këtë sezon brenda të gjitha kompeticioneve dhe nuk ka startuar në La Liga qysh pas barazimit ndaj Gironas në fillim të edicionit.
Torres ka shënuar në gjithsej 119 gola te Atletico.
Raportet sugjerojnë që ish reprezentuesi i Spanjës mund të jetë i hapur për transferim në Kinë ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...