Google ADS

Torino telefonon Arsenalin për Torreiran

19:54 | 22 Gusht 2020
A. B.

Torino është skuadra e fundit e Serie A që lidhet me një transferim të mesfushorit të Arsenalit, Lucas Torreira, në të cilën skuadër ai do të mund të ribashkohej me ish trajnerin e tij të Sampdoria, Marco Giampaolo

Torreira ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Itali, ku luajti për Pescara dhe pastaj Sampdoria, derisa ishte blerë nga Arsenali për 29 milionë euro në verën e vitit 2018.

24 vjeçari nuk ka pasur shumë minutat të luajtur dhe raportohet se po kërkon rikthim në penisulën italiane.

Sipas gazetës Tuttosport, trajneri i ri i Torinos Giampaolo ka telefonuar personalisht Torreiran për të pyetur nëse ai është i hapur për t’u ribashkuar me të, pasi që tashmë ata kanë punuar bashkë me Sampdorian.

Klubet e tjera të interesuara italiane për Torreiran janë Roma, Lazio dhe Fiorentina. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale