Paulo Dybala është golashënuesi më i mirë në Itali dhe Evropë momentalisht (10), pavarësisht se Falcao ka shënuar më shumë gola (11).
Dybala deri më tani ka shënuar 10 gola në Serie A për “Zonjën e Vjetër” dhe është golashënuesi më i mirë në Itali dhe Evropë.
Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe renditet menjëherë pas Dybalas në Evropë, me nëntë finalizime, kurse Falcao prin në Francë me 11 finalizime, i treti në Evropë.
Pavarësisht se ka shënuar më shumë gola, sulmuesi kolumbian është në pozitën e tretë pasi në Francë një gol llogaritet 1.5 pikë, ndërsa në Serie A, La Liga, Bundesliga e Premierligë 2 pikë.
Pierre-Emerick Aubameyang është golashënuesi më i mirë në Bundesliga me tetë gola, ndërsa pas tij renditet Robert Lewandowski me shtatë gola.
Sergio Aguero, Romelu Lukaku dhe Alvaro Morata janë golashënuesit më të mirë në Premierligë me nga gjashtë dhe pritet një garë e ashpër për Këpucën e Artë në Angli.
Kurse, rivali i Falcaos në Francë momentalisht duket të jetë Edinson Cavani, i cili deri më tani ka shënuar shtatë gola në shtatë paraqitje.
Prishtinë: Kanosi 5 zyrtarë policor, arrestohet i dyshuari
Gënjyen se posedonin kriptovaluta dhe morën 12 mijë euro, ar...
“Gjyshe, ulu”: Momenti kur ushtria ukrainase shpëton një 77-...
Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022