Sportac ka publikuar listën e dhjetë lojtarëve më të paguar në Ligën Premier, derisa në vendin e parë është padyshim një lojtar që e meriton edhe centin e fundit.
Kevin de Bruyne është lider me pagë në elitën e futbollit anglez, derisa vazhdon të cilësohet si mesfushori më i mirë ofanziv.
Ylli belg fiton mbi 23 milionë euro në sezon, duke u bërë kështu më i paguari në Ligën Premier.
Pas tij është bashkëlojtari te Manchester City dhe golashënuesi më i mirë i këtij sezoni deri më tani, Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez fiton mbi 22 milionë euro te kampioni në fuqi i Ligës Premeir, shkruan telegrafi.
Top treshen e mbyll anëtari i Manchester United, David de Gea, që po ashtu fiton mbi 22 milionë euro.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë e dhjetë lojtarëve më të paguar në Ligën Premier sipas Sportac:
1# Kevin de Bruyne – 23.5 milionë euro
2# Erling Haaland – 22 milionë
3# David de Gea – 22 milionë euro
4# Mohamed Salah – 20.6 milionë
5# Jadon Sancho – 20.6 milionë
6# Raphael Varane – 20 milionë euro
7# Raheem Sterling – 19 milionë
8# Jack Grealish – 17.6 milionë euro
9# Casemiro – 17.6 milionë
10# Enzo Fernandez – 17 milionë euro.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...