Mbrëmë janë luajtur 13 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Një prej ndeshjeve më të forta ishte edhe ajo mes Golden State Warriors dhe Oklahoma City Thunders, ku këta të fundit shënuan fitore të thellë 123-95.
Edhe një prej aksioneve më të bukura të ndeshjeve të fundit rrodhi edhe nga ndeshja e lartcekur.
Ishte Kevin Durant që në një aksion individual bllokohet nga Hamidou Diallo, i cili më pas në afërsi të koshit asistoi për Steven Adams, i cili e ‘nguliti’ topin në kosh.
Basketbollisti i Boston Celtic, Kyrie Irving asistoi nga gjysma e fushës për të realizuar “Alley-Opp”, Jaylen Brown.
Aksioni më i miri u zgjodh i basketbollistëve të Atlanta Hawks kundër Toronto Raptors, ku Vince Carter e rrëmbeu topin nën kosh dhe më pas e ‘nguliti’.
Më poshtë mund t’i shihemi top dhjetë aksionet e mbrëmjes në NBA.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj