Mbrojtësi i Atalantës, Giorgio Scalvini ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Fiorentinës.
Sipas ekzaminimeve të para ai ka këputur ligamentet dhe nuk do të jetë në gjendje të luaj sezonin e mbetur, shkruan Arbresh.info.
Në këtë rast ai do të humb Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, pasi ka qenë i thirrur nga Italia për këtë kompeticion.
Ky lëndim pritet të konfirmohet gjatë ditës së sotme nga kampioni i Europa League, Atalanta.
Nëse rast të konfirmimit lojtari duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Scalvini ka bërë një sezon shumë të mirë dhe ka qenë në radarin e disa klubeve evropiane mirëpo ky lëndim mund t‘ia pamundësojë ndonjë transferim eventual tek ndonjë skuadër.
Sipas disa mediave italiane pas këtij lëndimi, Spalleti ka ndërmend të thërrasë në grumbullim Gattin e Juventusit.
Kujtojmë që përveç Scalvinit, Italia ditë më parë mbeti edhe pa mbrojtësin e Interit, Francesco Acerbi.
Kampionët e Evropës në fuqi ndodhen në grupin B të Evropianit, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë