Cristiano Ronaldo ka kërkuar që Marco Asensios t’i dhurohet më shumë kohë në fushë nga Real Madridi.
Ronaldo mendon që talenti i ri spanjoll do të bëhet një superyll dhe meriton t’i dhurohet më shumë në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Asensio depërtoi në skuadrën e Real Madridit sezonin e kaluar, shkëlqeu në Kampionatin Evropian U21 këtë verë dhe nisi këtë sezon me dy gola të bukura. 21-vjeçari ka startuar tri herë deri tani në La Liga dhe ka hyrë në fushë dy herë si një zëvendësues.
Ai shënoi dy herë në barazimin 2 me 2 ndaj Valencias dhe goditi në të dy ndeshjet Barcelonën në Superkupën e Spanjës. Por, pavarësisht formës impresive, Real Madridi ka pasur një sezon të dobët dhe aktualisht qëndron në mes të tabelës si pasojë e krizës së hershme.

Ata aktualisht qëndrojnë me shtatë pikë prapa Barcelonës pas vetëm pesë ndeshjeve.
Ronaldo bëri paraqitjen e tij të parë në ligë në disfatën ndaj Betisit të mërkurën pas pesë ndeshjeve qëndrim jashtë fushe si pasojë e suspendimit. Por, sulmuesi portugez duket tani se dëshiron të ketë në krah Asension.
21-vjeçari ka luajtur vetëm 23 minuta kundër Betisit dhe Ronaldo dëshiron që ai të jetë startues në ndeshjet e ardhshme para Gareth Bales dhe Borja Mayoralit. Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Ronaldo nuk e vlerëson Mayoralin dhe nuk dëshiron që të jetë afër tij në skuadër si dhe është i shqetësuar për formën e Bales.
Për shkak të gjithë kësaj, Ronaldo mendon që Asensio duhet të jetë zgjedhja e parë.
Sulmuesi portugez dëshiron të luaj në front vetëm me të riun spanjoll dhe beson që tani kjo është formula më e mirë e klubit për këtë sezon.
Ronaldo mendon që Asensio do t’i jap atij mundësinë më të mirë për të arritur numrin e golave që Lionel Messi ka shënuar deri tani pavarësisht se qëndron prapa me nëntë gola./arbresh.info/
Simeone: Barcelona është një nga ekipet që luan futbollin më...
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi pla...
Irani devijon anijet në Hormuz për shkak të rrezikut nga min...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...