“Bavarezët” kanë regjistruar një tjetër fitore impresive në kampionatin gjerman.
Bayern Munichu ka mposhtur me rezultat të thellë 3 me 0 rivalin e xhiros së 12-të në Bundesliga, FC Augsburgun, shkruan portali arbresh.info.
Goli i epërsisë erdhi nga Arturo Vidal në minutën e 31′. Kiliani shënoi gol të bukur nga afërsia pas një rrëmuje tek zona e rreptësisë që u krijua pas një ndërprerje.

Sulmuesi Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë ende pa përfunduar pjesa e parë. Vidal asistoi në golin nga reprezentuesi polak shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Lewandowski shënoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes (49′) për 3 me 0, rezultat me të cilin edhe përfundoi takimi.
Bayern Munichu tani ka 29 pikë në krye të tabelës, shtatë më shumë se RB Leipzigu në pozitën e dytë, ndërsa Augsburgu ka 16 pikë dhe qëndron në pozitën e dhjetë./arbresh.info/
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...
“Të kalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është një ...