Kombëtarja e Brazilit do ta nisë aventurën e saj në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ në takim ndaj Zvicrën.
Brazilianët ditën e sotme do të përballen me ekipin përfaqësueses të Zvicrës që është e mbushur me futbollistë shqiptarë.
Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili janë futbollistët tanë që luajnë për helvetikët.
Rivalët e Zvicrës, Brazili tanimë ka zgjedhur edhe kapitenin e Kombëtares.

Trajneri i Brazilit, Tite kishte preferuar që t’ia dhuronte në çdo ndeshje nga një futbollisti të ndryshëm shiritin e kapitenit para se të vendoste.
“Marcelo do të jetë kapiteni ynë në Botëror. Ai është një nga futbollistët që ia ka ndryshuar fytyrën këtij ekipi kombëtar”, ka thënë Tite.
Ndryshe trajneri brazilian ka thënë se i lutet çdo ditë Zotit për ta realizuar ëndrrën e tij të madhe.
“Kam shumë përgjegjësi dhe e ndjej këtë. I lutem çdo ditë Zotit që ta realizojë ëndrrën time të madhe për ta fituar Botërorin”, deklaroi Tite.
Brazili përballet me Zvicrën sonte (e diel) me fillim nga ora 20:00.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...