Sport Klub Tirana e ka bërë përforcimin e parë për sezonin e ri.
Kampioni i ri shqiptar e ka transferuar sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj.
Negociatat e gjata për futbollistin shqiptar nga Zvicra u konkretizuan me marrëveshje të suksesshme mes palëve, përmes ndërmjetësuesve të futbollit, përfaqësues të AK Sports Consulting & Partners (Kelmendi, Bekaj, dhe Mustafa).
Futbollisti pritet t’i bashkohet ekipit të Tiranës në stërvitje pas ndeshjes me Laçin, dhe të vihet nën urdhrat e shtabit teknik te ekipi kampion.
Merkato e fuqishme dhe paralajmërim për përforcime serioze në prag të ndeshjeve parakualifikuese të UEFA Ligës së Kampionëve për klubin kryeqytetas.
Avdijaj, ish-përfaqësues i Kosovës shumicën e karrierës e ka bërë në Zvicër duke luajtur për klube si Zurich, Grasshoppers dhe Vaduz, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Debreceni dhe Viborgu. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...