Tifozët e Real Madridit duan edhe një sulmues tjetër për sezonin e ri
Pas largimit të Alvaro Moratas, skuadra e Real Madridit është me një sulmues më pak, kur dihet edhe rëndësia që kishte spanjolli sezonin e kaluar.
Këtë e ka pranuar edhe trajneri Zinedine Zidane, që tha se këtë sezon janë më të dobët.
Pikërisht për këtë, tifozët e Real Madridit në një sondazh të AS, kanë votuar që Real Madrid duhet të transferojë edhe një sulmues.
72.32 për qind e lexuesve besojnë se Reali duhet të transferojë një tjetër lojtar, ndërsa 27.68 besojnë se nuk ka nevojë.
Objektivi kryesor i Real Madridit është sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe.

Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit