Tifozët e Real Betisit vendosën një rekord të ri duke mbledhur 20,000 lodra gjatë pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme të futbollit në La Liga kundër Rayo Vallecano.
Përkatësisht, çdo vit në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, tifozët e klubit spanjoll hedhin në fushë lodra të mbushura për qëllime humanitare, të cilat grumbullohen për fëmijët që nuk kanë mundësi të marrin dhuratë.
Kështu mbrëmjen e djeshme stadiumi “Benito Villamarin” është mbushur me lodra që do të shpërndahen përmes fondacionit.
Duke përfshirë lodrat e dhuruara në pikën e grumbullimit para lojës, totali tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 19,000 të vendosur në 2021.
Meqë ra fjala, Real Betis mbrëmë barazoi 1-1 me Rayo Vallecanon.

Real Betis aktualisht është në vendin e nëntë në La Liga me 25 pikë, ndërsa Rayo Vallecano është në pozitën e 12-të me tre pikë më pak. /Telegrafi/
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...