Panucci kritikon FSHF-në, për mosorganizimin e duhur, ndërsa iu jep të drejtë tifozëve për zemërimin.
Gjatë prononcimit të sotëm, tekniku i Kombëtares, Kristian Panuçi, foli edhe për incidentin e ndodhur në fundin e ndeshjes me tifozët, ku italiani u detyrua të braktiste prononcimi për “Supersport”.
Panuçi kritikon FSHF-në, për mosorganizimin e duhur, ndërsa iu jep të drejtë tifozëve për zemërimin.
“Unë bëj punën time me shumë seriozitet, duke qenë i bindur se kam një skuadër të mirë. Konferenca për shtyp ishte e keqorganizuar, sepse ishte vendosur të zhvillohej para tifozëve, që me të drejtë ishin të zemëruar me mua. Profesionalisht, edhe ju të federatës keni gabuar, sepse nuk duhej ta dërgonit aty trajnerin. Duke parë që nuk ishin kushtet e duhura për të vijuar intervistën, u largova”, u shpreh Panuçi.
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona