Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nigeriani shpërthen në lot

19:03 | 10 Mars 2026
D.H

Galatasaray është nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen e fazës së 1/8 në Ligën e Kampionëve, ku tashmë ndeshja ka filluar.

Në Stamboll si zakonisht atmosfera është e jashtëzakonshme, dhe tifozët sigurohen që gjithnjë të bëjnë diçka speciale sidomos në ndeshje të këtilla, shkruan Arbresh.info.

Tifozët turq kanë përgatitur një koreografi gjigante për futbollistin e tyre Victor Osimhen.

Në koreon gjigante u pa Osimhen si fëmijë dhe tani me fanellën e Gallatas, si dhe ishte vizatuar edhe nëna e tij.

“Ne jemi familje dhe familja është gjithçka”, ishte mesazhi poshtë koreografisë, ku shihet Osimhen dhe nëna e tij.

Nigeriani pasi e pati këtë u pa në lotë.

Pas 10 minutash lojë, Galatasaray është në epërsi 1-0 ndaj Liverpoolit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale