Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është akuzuar se ka kopjuar stilin e Cristiano Ronaldos gjatë ndeshjes se djeshme kundër Napolit.
Barcelona dje barazoi me Napolin në “San Paolo” ndërsa skuadra që do kalojë tutje do vendoset në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë ndeshjes argjentinasi ktheu topin me stil, duke larguar dy kundërshtarë, stil të cilin zakonisht e bën rivali Cristiano Ronaldo dhe nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve fitoi çmimin e “Stilit të Ditës”.
This Messi turn = Skill of the Day ?
#UCLSOTD | @Mastercard pic.twitter.com/3zt3cQrAam— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 25, 2020
Messi copied Ronaldo’s chop vs Napoli #cr7 #messi #napoli #ucl pic.twitter.com/wpqtz1BakB
— Mike y El Siete (@SieteMike) February 25, 2020
Për këtë kanë reaguar tifozët të cilët e kanë quajtur fans i portugezit.
“Stil i bukur i Ronaldos”.
“A nuk e bën Ronaldo këtë stil?”.
“Fansi i Ronaldos duke bërë stilin e tij”.
“Stili i Ronaldos i bërë nga njëri i vogël”, ishin disa nga komentet e tifozëve për Messin.
Kujtojmë që Barcelona të dielën do përballet me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...