Shqipëria dhe Kroacia nesër luajnë ndeshjen e rrethit të dytë të fazës së grupeve në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndërsa gjatë ditës së sotme do të luhet një ndeshje miqësore mes tifozëve të këtyre dy kombëtareve, shkruan Arbresh.info.
Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e “Tifozave kuqezi” në rrjetin social Facebook.
“Ashtu siç e kemi bërë traditë tashmë, ju njoftojmë që sonte, Tifozat Kuq e Zi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Tifozat e Kroacisë”, kanë shkruar ata.
Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 19:30 në Hamburg.
Kurse ndeshje e nesërme mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet me fillim nga ora 15:00./Arbresh.info./
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...