Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë reaguar menjëherë pas dënimit që iu shqiptua Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) shkaku i ndeshjes ndaj Serbisë në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Shqipëria ishte nikoqire e Serbisë më 7 qershor në “Air Albania”, me ndeshjen e vlefshme për Grupin K, e cila përfundoi me barazim 0-0. Por, kjo ndeshje ka bërë që FSHF të dënohet nga FIFA “për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë”.
FSHF është dënuar me gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Tifozave Kuq e Zi, të cilët kanë kritikuar FSHF-në, duke i treguar se sa ishin ata në tribuna, por edhe tifozëritë tjera të organizuara, asnjëherë nuk ka pasur një gjobë kaq të madh.
Postimi pa ndërhyrje i TKZ
Një herë vendosen ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent.
Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj