Memphis Depay është afër transferimit te Juventusi.
“Tuttosport” ka raportuar këtë të martë se sulmuesi holandez është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Zonja e Vjetër”.
Sipas mediumit italian, Depay është pajtuar për një kontratë 2-vjeçare dhe me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon
28-vjeçarit mund t’i bashkohet klubit nga Torino si lojtar i lirë, pasi përfaqësuesit e tij janë në bisedime me Barcelonën për të arritur një marrëveshje për shkëputje të kontratës.
Megjithatë, edhe nëse një marrëveshje për shkëputje të kontratës nuk arrihet, kjo nuk do ta pengojë Juventusin.
Klubi italian thuhet se do të pranojë të paguajë një shumë simbolike për transferimin e Depayt, pasi klubet gëzojnë raporte të mira mes vete.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje