Pas çdo ndeshje apo çdo jave të luajtur në Serinë A, emri i Thomas Strakoshës është në krye të listave për gardianët e spikatur.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur prestigjiozja italiane “Gazetta Dello Sport” ka përpiluar një material special me statistika në lidhje me gardianët e Serisë A.
Në këtë listë, matësi kryesor dhe elementi që ka përcaktuar renditjen e tyre, është pritja që ka bërë sezonin e përllogaritur në përqindje. Thomas Strakosha është i dyti në këtë renditje, në bazë të ecurisë së deritanishme, që kanë bërë skuadrat dhe portierët e elitës së futbollit italian.
Gardiani i Lacios ka arritur të renditet në vendin e dytë, në bazë të përqindjes së pritjeve, që ka bërë deri më tani në kampionatin italian. Gardiani i Kombëtares e gjen veten me 78.9% pritje dhe gjendet pas portierit të Romës, Alison, me 86.5% pritje. Shqiptari ka arritur të lërë pas emra si Handanoviç që po tregon superformë me Interin javë pas jave, apo edhe Bufon e Donaruma, të cilët janë edhe dy gardianët më të përfolur në Itali për cilësitë e tyre, shkruan Panorama.
Portieri tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, renditet në vendin e 17-të dhe lë pas gardianin e Milanit, Donarumën, i cili është në vendin e parafundit. Strakosha, me paraqitjet e vazhdueshme që është duke bërë si në serinë A ashtu edhe në Europa Ligë me Lacion, ka arritur që të rritë shumë vlerën e kartonit të tij dhe të bëhet një portier i lakmueshëm nga skuadrat e mëdha.
Madje, së fundmi, në mediat italiane është përmendur edhe fakti që mund të jetë kandidaturë për të zëvendësuar Bufon te Juventusi.

Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”