Thomas Muller nuk kërkon justifikime për eliminimin e Bayernit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit.
“Ne luajtëm shumë më mirë se në ndeshjen e parë, – tha ai. – Arbitri bëri një punë të mirë, nuk humbëm për shkak të tij. Keylor Navas ishte i madh, ai e shpëtoi shumë herë Real Madridin”, pohoi Muller.
Bayern Munich u eliminua në gjysmëfinale të Champions-it, pasi humbi 2-1 në shtëpi, përballë Real Madridit, ndërsa nuk shkoi më larg se barazimi 2-2 në “Bernabeu”. Sulmuesi u pyet për momentet e diskutueshme të ndeshjes, si dora e Marcelos, por ai donte të përqëndrohej më shumë në punën e ekipit bavarez sesa në performancën e arbitrit.
Megjithatë, shokët e ekipit, si Arturo Vidal, apo Boateng, vendosën të përdorin rrjetet sociale për t’u ankuar për vendimet e arbitrit në momente të veçanta të ndeshjes në “Bernabeu”.
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...