Arsenali do të bëjë një ofertë të re gjatë muajit janar për të sjellë në klub sulmuesin Thomas Lemar nga Monaco.
Thomas Lemar ishte njëri nga yjet e sezonit të kaluar në futbollin evropian që ngjalli spekulime gjatë gjithë sezonit rreth largimit nga Monaco, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, largimi i tij nuk u arrit dhe ai vazhdoi qëndrimin te kampioni në fuqi i Ligës 1.
Tani duket se të gjitha thashethemet për transferime do të rikthehen në janar pasi ‘DailyMail’ raporton që Arsenali është i gatshëm të rikthehet për të pas ofertës prej 90 milionë funta që shtroi në muajin gusht.
Lexo edhe: Shkodran Mustafi shpallet lojtari më i mirë në Premierë Ligë
Sidoqoftë, ata nuk do të jenë të përgatitur për të ofruar sërish atë shumë pasi vlera e zbehur e sulmuesit Alexis Sanchez është duke penguar ofertën e tyre të rinovuar.
Lemar nuk zgjodhi transferimin gjatë verës por raporti shton që ai tani është i hapur për transferim, gjë që do të thotë se Monaco mund të detyrohet të nis bisedimet me klubin londinez./arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...