Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka zbuluar se merr këshilla vazhdimit nga legjenda e klubit Thierry Henry.
Pas transferimi nga skuadra franceze Lyon gjatë verës për një tarifë prej 46 milionë funta, Lacazette ka pasur një sezon mjaftë të mikësuar në Angli te “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht lëndimeve dhe humbjes së formës, reprezentuesi i Francës ka arritur të shënojë 12 gola brenda 31 ndeshjeve në përgjithësi, përfshirë 10 brenda 27 paraqitjeve në Premierë Ligë.
“Kam folur me Thierryn kur kam arritur dhe flas me të rregullisht”, ka zbuluar Lacazette. “Ai më ka thënë mua se në Angli nuk është lehtë si në Francë, më ka thënë se këtu është ndryshe. Por, ai më ka besuar mua dhe nëse Thierry mendon që trajneri beson në mua, kjo është mirë”

“A e kanë parë tifozët e Arsenalit më të mirën nga unë? Jo ende sepse unë e di se mund të jap më shumë, por më duhet më shumë kohë sepse është vërtetë ndryshme me mua”
“Kam qenë në Lyon për shumë vite, por është mirë e më mirë çdo ditë”
Arsenali do të përballet me Southamptonin pasditen e të dielës në Emirates para ndeshjes në Rusi kundër CSKA Moscow në kuadër të Evropa Ligës./arbresh.info/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...