Ylli i Chelseat, Thibaut Courtois është një shënjestër e Real Madridit që një kohë të gjatë, por portieri belg ka zbuluar se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi në Stamford Bridge në një të ardhme të afërt.
Reprezentuesi i Belgjikës aktualisht është në detyrë me skuadrën kombëtare, por ka zbuluar që do të ishte i lumtur nëse vazhdon kontratën me kampionin e Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur dhe nuk ka dyshime që unë dua të vazhdoj qëndrimin këtu. Kam edhe dy vite në kontratën time kështu që sigurisht kam nevojë për një marrëveshje të re. Është e rëndësishme për të përfunduar mirë sezonin me skuadrën kombëtare dhe ndoshta Chelsea do të flas me agjentin tim. Nëse është një marrëveshje e mirë, do të isha shumë i lumtur për të nënshkruar”, ka thënë Cortois.
Chelsea pritet t’i ofrojë vazhdimin e kontratës portierit gjatë javëve të ardhshme.
Ish ylli i Atletico Madridit mësohet se dëshiron të vazhdoj eksperiencën te klubi në Londër pasi ka refuzuar t’i bashkohet skuadrën në Bernabeu./arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...