Theo Walcott ka zbuluar se është larguar nga Arsenali për të punuar me trajnerin Sam Allardyce.
Reprezentuesi i Anglisë i dha fund bashkëpunimit me “Topçinjtë” në muajin janar pas dy dekadave në klub, transmeton portali arbresh.info. 28-vjeçari ishte bërë një figurë dytësore në Londër dhe është shfrytëzuar rrallë së fundmi në linjën startuese.
Walcott ka thënë se dëshira e tij për të punuar me trajnerin Allardyce i ndihmoi atij të bindet për transferim te rivali në Premierë Ligë.
“Sam ishte njëri nga arsyet kryesore pse kam ardhur unë në këtë klub”, ka thënë ai për ‘Sky Sports’.
“E dua një trajner që dëshiron të nxjerr më të mirën nga unë”
Walcott është mposhtur me rezultat të thellë 5 me 1 në ndeshjen e fundit të zhvilluar kundër Arsenalit të shtunën./arbresh.info/
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...