Nga Italia konfirmojnë me siguri absolute se pas shkarkimit të Mourinho nga Roma, agjenti i tij tepër i fuqishëm, Jorge Mendes, nuk ka humbur aspak kohë dhe ka nisur kontaktet e para me presidentin e Napolit, De Laurentiis.
De Laurentiis ndodhet në Riad momentalisht dhe vëmendjen e ka te përforcimi i skuadrës së tij me lojtarë të rinj, por gjithashtu është i hapur edhe për të biseduar me ndonjë trajner të ri, pasi Mazzari nuk po bind.
Megjithatë, mund të mendohet që paga e Mourinhos, 7 milionë euro plus bonuse në vit, është një pengesë për parametrat financiare të Napolit. Thuhet se një përpjekje të tillë financiare, De Laurentiis do ta bënte vetëm për Antonio Conte./abcnews.al
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron