Arritjet e Kombëtares së Kosovës në futboll po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare.
Prestigjiozja britanike “The Guardian” e ka cilësuar historinë e “Dardanëve” si një “përrallë”, duke e krahasuar me fenomenin e “Hirushes” në sport.
Në një reportazh të detajuar, ku “udhërrëfyes” shërben sulmuesi Elbasan Rashani, vlerësohet paraqitja e Kosovës në Bratislavë, si dhe karakteri luftarak i skuadrës.
Sipas gazetës, sukseset e Kosovës marrin edhe më shumë peshë kur merret parasysh popullsia e vogël e vendit.
“Kosova e vogël është vetëm një ndeshje larg pjesëmarrjes së parë në finalet e një Botërori. Nëse kalon Turqinë, do të jetë pjesë e Grupit D së bashku me Australinë, Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan artikulli.
Pjesë e analizës është edhe konteksti historik i vendit. NATO dhe ndërhyrja e saj gjatë luftës së viteve 1998–99 përmenden si një element që tregon sfidat e kaluara, ndërsa theksohet se tensionet në veri të Kosovës mbeten ende të pranishme.
Për Kosovën, futbolli shihet si shumë më tepër se një lojë.
“Ne jemi bërë simbol i shprehjes se gjithçka është e mundur”, ka deklaruar Rashani për “The Guardian”.
“Kemi treguar se ekzistojnë mënyra të tjera që bota të na njohë si shtet”.
Sulmuesi, aktualisht pjesë e Melbourne City FC, rikujton fillimet e vështira të përfaqësueses. Ai përmend ish-përzgjedhësin Albert Bunjaki, i cili sipas tij udhëtoi nëpër Evropë për të bindur lojtarët t’i bashkoheshin projektit.
“E mbaj mend kur ai vinte personalisht për të na takuar dhe për të na bindur. Që atëherë ndihej se po ndërtohej diçka e veçantë”, u shpreh Rashani.
I lindur në Suedi dhe i rritur në Norvegji, Rashani është një nga shembujt e diasporës që ka kontribuar në ndërtimin e përfaqësueses së Kosovës, që nga themelimi i saj në vitet e fundit.
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...