Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi insiston se e ardhmja e futbollit kosovarë do të jetë e ndritshme.
Thaçi ka qenë shumë i lumtur me fitoren 3:2 të Kombëtares së Kosovës U21 dhe beson se pikërisht kjo ndeshje dëshmon për të ardhmen e futbollit kosovar.
“E ardhmja e futbollit kosovarë do të jetë e ndritshme. Fitorja e përfaqësueses së Kosovës U21 sot kundër Norvegjisë U21 është dëshmia më e mirë për këtë. Urime përfaqësueses dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.
Kosova pas tre ndeshjeve kryeson grupin me 6 pikë, duke lënë mbrapa Izraelin në vendin e dytë me 3 pikë.

Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...
Hamza pritet nga Rifat Jashari në Prekaz: Sakrifica e familj...
Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgj...
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...