Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez i zemëroi fansat lokal të klubit të tij Shanghai Shenhua, pasi që e kishte vizituar Disneyland, në të njejtën ditë që i kishte munguar skuadrës së tij me një lëndim në pulpën e këmbës.
Tevez i kishte munguar Shanghai-t në ndeshjen e së shtunës me Changchun Yatai, por ishte parë nga fansat e tij tek atraksioni turistik Disneyland, ndonëse skuadra e tij mezi arriti një fitore të ngushtë prej 3:2, shkruan Goal.
Ish-lojtari i Manchester United dhe Juventus paguhet 615 mijë funte në javë dhe ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshjet e tij të para që prej transferimit të tij në Super Ligën Kineze.
Një dëshmitar i kishte shkrepur disa fotografi të tij duke bartur një fanellë të LeBron James në Disneyland, me anëtarë të familjes, përfshirë edhe foshnjen e tij dhe gruan Vanesën.
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...