Zëdhënësi i Prishtinës, Avni Durmishi, ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook se tetë futbollistë të prishtinasve kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19 para ndeshjes ndaj Lincoln në kualifikimet për Ligën e Evropës.
Tani skuadra është në pritje të vendimit nga UEFA, që mund të anulojë ndeshjen, ani pse bardhekaltërit i kanë 14 futbollistë në dispozicion, përcjellë Gazeta Olle.
Më poshtë postimi i plotë nga Durmishi:
“Na nuk kemi shtet, le ma shëndetësi apo Institut. Prej 8 futbollisteve pozitiv nga laboratori i licencum i UEFA-s në Spanje (Gjibraltari ska laborator te licencum, edhe ata i bojne ne Spanje), 6 prej tyre asnjehere nuk kane dal pozitiv tek IKSHP-ja. Vetem dy prej tyre kane dal njehere pozitiv, pastaj negativ.
Prishtina edhe me 8 futbolliste te infektuar, i ka edhe 14 futbolliste ne dispozicion (portierat nuk perfshihen).
Sidoqoftë edhe pak minuta para vendosjes se ekipeve në sistem, do te vendos direkt UEFA nga Nyoni. Por, problem tash munden me paraqit edhe autoritetet e Gjibraltarit”.
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...