Trajneri Borussia Dortmundit, Edin Terzic, ka thënë se kualifikimi në Angli kundër Chelseas do të jetë i vështirë për skuadrën e tij.
Ndeshja e parë në tokën gjermane është mbyllur me rezultat minimal për “milionerët”.
“Ne të gjithë e dimë se ndonjëherë 2-0 nuk mjafton për të kaluar. Në ndeshjen e parë, Chelsea nuk mori rezultatin që meritonte, ata na zunë në befasi disa herë, por nuk shënuan”, ka thënë ai.
Terzic ka kërkuar nga anglezi Jude Bellingham që ta udhëheqë skuadrën drejt suksesit.
Bellingham kryeson listën e golashënuesve të Dortmundit me katër gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Të gjithë e dinë potencialin e tij. Ai gjithashtu pati mundësinë të zgjidhte Premier League kur erdhi tek ne, por ai zgjodhi Dortmundin. Ai na ndihmon ne dhe ne e ndihmojmë atë. Ne jemi të lumtur që e kemi atë me ne, ai është një lider i yni. Ne kemi nevojë për një paraqitje të mirë prej tij”, ka thënë Terzic.
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...