Presidenti i Istanbulspor, Ecmel Faik Sarioglu vendosi të tërheqë skuadrën nga fusha e lojës në minutën e 73-të të ndeshjes ndaj Trabzonsporit.
Shkak u bë një penallti e dhënë nga VAR-i, teksa pas rreth 24 orësh nga ngjarja, presidenti Sarioglu theu heshtjen, duke shpjeguar vendimin e tij.
“Përgjegjës për tërheqjen e ekipit nga fusha janë arbitrat dhe Federata Turke e futbollit. VAR-i kishte 5 minuta që shihte episodin dhe nuk merrte dot një vendim, ndaj ndërhyra për të tërhequr ekipin. Mund të na dërgojnë edhe një ligë më poshtë, por nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që të ketë drejtësi. Unë vetë jam nga Trabzoni dhe nuk doja që një gjë e tillë të ndodhte në këtë ndeshje, por e kam theksuar gjithmonë që duam drejtësi në fushë. Federata Turke është përgjegjëse dhe ajo nuk jep dorëheqjen, por duhet shkarkuar”, tha Sarioglu, duke thumbuar presidentin e Federatës Turke të Futbollit.
Te Istanbulspor luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë si Eduart Rroca, Valon Et’hemi dhe Florjan Loshaj, me këtë të fundit që ishte dhe protagonist i penalltisë që solli vendimin për tërheqjen e ekipit nga fusha./ss
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës