Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të rikthehet shpejt në botën e futbollit. Tekniku gjerman i mbetet besnik idesë për të pushuar të paktën një vit pas nëntë vitesh me shumë impenjim në krye të Liverpool.
Së fundmi, emri i Klopp ishte mes kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë, por është vetë 57-vjeçari që e përjashton një mundësi të tillë. Klopp, thekson se nuk mund të rikthehet në detyrë kur u largua nga Liverpooli për të marrë pushimet, pasi kështu do dilte si një i “pafytyrë”.
“Do të isha një i pafytyrë nëse do të kthehesha menjëherë në detyrë. Nuk kam asnjë impenjim për momentin dhe nuk mendoj për asnjë kombëare apo klub. Megjithatë, do ta gjej diçka për të bërë pasi jam shumë i ri për të luajtur “paddle tenis” gjithë ditën. Do të shohim si do të ndryshojë situata pas disa muajsh, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, u shpreh Klopp./Ss
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...