Marc-Andre ter Stegen do të mungojë në Kampionatin Evropian të kësaj vere, pasi ka vendosur të operohet në gju.
Portieri i Barcelonës është i gatshëm ta ndërpresë para kohe sezonin 2020/21, duke qenë se skuadra e tij nuk është më në garë pr titull në La Liga, dhe të përqendrohet në shëndetin e vet para sezonit të ri.
Kjo nënkupton po ashtu se ai nuk do të jetë pjesë e ekipit kombëtar të Gjermanisë për Euro 2020 muajin e ardhshëm, pasi ka vendosur të futet nën thikë.
Pas humbjes së Barçës 2:1 kundër Celta Vigos të dielën, Ter Stegen shkroi në rrjetet sociale: “Jam i zhgënjyer për humbjen e djeshme dhe që tani nuk mund ta fitojmë më titullin në La Liga. Pas një fillimi të keq të sezonit, ne dëshmuam karakter të fortë duke mos humbur në 19 ndeshje radhazi, por nuk ishin në gjendje ta ruanim formën e mirë”.
“Bashkë me ekipin mjekësor të klubit kam vendosur ta bëj një ndërhyrje në gjurin tim. Jam i pikëlluar që do të mungojë në Euro 2020 këtë verë me Gjermaninë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...