Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen është afër për të nënshkruar kontratë të re me klubin.
Sipas ESPN, rinovimi i kontratës është prioritet për presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu, transmeton portali arbresh.info.
Gjermani ka kontratë me kampionin e Spanjës deri në vitin 2022, por klubi nuk dëshiron të rrezikojë që ta humbasë gardianin kryesor të skuadrës.

27-vjeçari ka demonstruar se është një ndër portierët më klasë botëror me përformancat e mrekullueshme për klubin blaugranas, të cilit iu bashkua në vitin 2014 për 12 milionë euro.
Ter Stegen luajti ndeshjen e 200 për klubin ndaj Sevillas dhe thuhet se është shumë i lumtur në klub, roli i të cilit është shumë i rëndësishëm pas yllit të skuadrës, Lionel Messi./arbresh.info.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj