Nick Kyrgios, i njohur si djaloshi i keq i ATP-së, është bërë përsëri protagonist për sjelljen e tij pas një meçi tenisi, duke e fëlliqur fanellën e një tifozi me mbishkrimin “Novak”, emrin e parë të tenistit serb Novak Djokovic.
Tenisti australian Kyrgios e ka shprehur haptazi mospëlqimin ndaj numrit një të botës edhe në disa raste të tjera, shkruan Gazeta Express.
Muaj më parë, Kyrgios tha në një intervistë se Djokovic vuan që tifozët e tenisit ta duan dhe admirojnë siç e duan Roger Federerin.
“Ai vdes që të tjerët ta pëlqejnë atë dhe ta duan. Ai ka një fiksim të sëmurë për të qenë si Roger (Federer). Djokovic mund t’i fitojë të gjithë grand salms, por ai kurrë nuk do të jetë më i miri”, pati thënë Kyrgios.
https://twitter.com/All__Tennis/status/1154253722849042437?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1154253722849042437&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftenisti-australian-kyrgios-e-njollos-fanellen-me-emrin-e-novak-djokovicit%2F
Tani, australiani ka shkuar edhe më larg duke e njollosur fanellën e një tifozi me mbishkrimin “Novak”.
Pasi e bëri autografin e tij, me kërkesën e këtij tifozi, Kyrgios e vizatoi një kryq të madh të zi mbi emrin “Novak” dhe u dëgjua duke thënë: “Ja çfarë mendoj për ty dhe fanellën tende”. /Gazeta Express/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër