Cristiano Ronaldo ka qenë ndër emrat më të përfolur në afatin kalimtar të verës për transferimin e futbollistëve.
Raportime të shumta ka pasur se portugezi do të largohet këtë verë nga United me Chelsean, Romën, PSG-në e Sportingun e Lisbonës që janë përmendur si destinacionet më të mundshme.
Por duket se të gjitha që janë shkruar nuk kanë qenë të vërteta dhe se ylli portugez do të vazhdoj të mbetet në Old Traford.
Ka qenë trajneri i United, Erik Ten Hag që ka konfirmuar në konferencë për shtyp se Ronaldo do të qëndrojë te Djajtë e Kuq pasi ai po i bën llogaritë për sezonin e ri me portugezin në skuadër.
Gjithashtu Ten Hag ka sqaruar se Ronaldo është duke munguar në stërvitje për arsye personale.
“Ronaldo nuk është me ne i grumbulluar për shkak të problemeve personale dhe kjo është e tëra”, tha fillimisht Ten Hag.
“Ne po planifikojmë sezonin me Ronaldon, kjo është e gjitha. Mezi pres të punoj me të”, u shpreh trajneri holandez.
Erik ten Hag: “I spoke with Cristiano Ronaldo before this issue came up. I had a good conversation with him. He hasn’t told me that he wants to leave… I have read. We want success together”. ??? #MUFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022
“Kam lexuar shumë gjëra kohëve të fundit, por po ju them se Ronaldo nuk është në shitje dhe ai është pjesë e planeve tona dhe duam të kemi sukses së bashku”, përfundoi Ten Hag.
United po qëndron në Bangkok ku do të luaj një ndeshje miqësore me rivalin e tyre të madh Liverpoolin.
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...
Mot me borë në ditën e fundit të vitit 2025
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania