Manchester United është në prag të emërimit të Erik ten Hag si menaxherin e tyre të përhershëm, pasi ka arritur një marrëveshje në parim.
Ka raporte se Ten Hag dëshiron të luajë një rol vendimtar në marrëveshjet e transferimit në mënyrë që të çojë procesin e tij të rindërtimit në rrugën e duhur.
Mirror raporton se United është gati t’i japë gaferit të Ajaxit një buxhet trasferimi prej 200 milionë funtesh për t’i shpenzuar për transferimet e reja, ndërkohë që mund të ketë gjithashtu një pastrim masiv.
Paul Pogba, Nemanja Matic, Jesse Lingard, Juan Mata, Edinson Cavani, dhe Lee Grant duket se do të largohen këtë verë, por ka edhe gjashtë të tjerë që përballen me një të ardhme të pasigurt në Old Trafford: Aaron Ëan-Bissaka, Eric Bailly, Phil Jones, Alex Telles, Anthony Martial dhe Marcus Rashford.
United është duke mbajtur gjurmët e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe mesfushorit të Ëest Ham, Declan Rice, port ë dy ka të ngjarë të konsumojnë të gjithë buxhetin e trasferimeve.
Megjithatë, ata mund të shikojnë drejt sulmuesit të Benfica-s, Darëin Nunez dhe lojtarit të Ëolves, Ruben Neves si alternativa pak më të lira.
Donny van de Beek, i cili aktualisht është i huazuar te Everton, pritet të ringjallë karrierën e tij me ardhjen e Ten Hag pasi që të dy kanë punuar më parë së bashkue në Ajax.
Van de Beek vulosi një lëvizje në Old Trafford në vitin 2020 pas periudhës së tij mbresëlënëse me gjigantët e Amsterdamit, por nuk i ka funksionuar në Premier League.
Mesfushori holandez lulëzoi nën Ten Hag te Ajax dhe ai do të shpresonte të ndryshonte fatin e tij sezonin e ardhshëm.
Ten Hag gjithashtu thuhet se dëshiron të sjellë në Old Trafford anësorin brazilian, Antony dhe mbrojtëisn e ri, Jurrien Timber nga Ajax./Arbresh.info
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të...
Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Irani raporton për 57 të vrarë nga sulmet në Teheran
Putin e quan vrasjen e Khameneit një “vrasje cinike” që shke...
Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar nga god...