Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka folur përsëri për problemet e fundit mes tij dhe futbollistit Cristiano Ronaldo.
Portugezi në ndeshjen e mesjaves kundër Tottenhamit, refuzoi të futej në lojë në minutat e fundit, e më pastaj u largua drejt zhveshtore pa përfundua takimi.
Tekniku holandez ka ndëshkuar Ronaldon për këtë gjest duke mos e ftuar atë për ndeshjen e sotme ndaj Chelseas dhe e ka dërguar të stërvitet me ekipin e të rinjeve.
Por si duket Ten Hag i ka ra pishman për këtë vendim, duke thënë se nuk dëshiron të humbas Cristiano Ronaldon.
“Unë llogaris në Ronaldon për pjesën tjetër të sezonit.
Ai është jashtë për këtë lojë, dhe pastaj ne vazhdojmë. Unë jam i hapur për këtë dhe për mua kjo është një grevë.
Cristiano mbetet një pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe unë llogaris tek ai.
Cristiano nuk është në skuadër por ai po stërvitet për ta mbajtur veten në formë për t’u bërë gati për ndeshjen tjetër vs Sheriff.
Ajo që thashë është se nuk dua ta humbas atë. Unë dua që ai të jetë në skuadër dhe të përfshihet për çdo ndeshje sepse ai ka një ndikim”, ka deklaruar Ten Hag.
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...